Inteligjenca Emocionale, tema që ngjalli interesim të madh në ANV-në e Psikologjisë

17/07/2019

Në ANV-në e Psikologjisë vazhduan punimet e ANV-së së Psikologjisë, më temën: “Inteligjenca Emocionale”, ku në pjesën e parë të ligjëratës shpjegoi ligjëruesja në UBT, dr. Violeta Zefi, e cila ndau njohuri të gjera rreth dy komponentëve të rëndësishëm të inteligjencës emocionale, vetëmotivimit dhe shkathtësitë sociale.

 

Në pjesën e dytë me ligjëratë tematike vazhdoi profesoresha e UBT-së, Vjollca Pllana, e cila përveç njohurive rreth komponentës së inteligjencës emocionale, empatisë, para studentëve solli edhe shembuj praktikë nga puna e saj si psikologe në Qendrën Këshilluese për Studentë.

 

Aktiviteti i sotëm i ANV-së u përmbyll me ligjëratën interaktive, të udhëhequr nga ligjëruesja në UBT,  Denis Celcima, me ç’rast fokusi ishte tek faktorët të cilët rrezikojnë apo dëmtojnë inteligjencën emocionale, si dhe faktorët mbrojtës të saj.

 

Ndërkohë, pjesëmarrësit patën rastin të ndajnë detaje të përvojave personale në temat e lartpërmendura, dhe si rezultat të përfshihen në aktivitetet e dizajnuara për vetë-eksplorimin dhe zhvillimin e tyre personal dhe social.