Pranimi i studentëve në Art dhe Media digjitale bazohet në këto kritere:
- Kandidatët që e kanë përfunduar shkollën e mesme (diploma e shkollës mesme) – të përgjithshme ose profesionale (të artit, dizajnit, arkitekturës, muzikës);
- Kandidatët duhet ta kenë të përfunduar testin e maturës;
- Kandidatët e shkollave të mesme profesionale;
- Shtetasit e huaj, duhet të bëjnë ekuivalentimin e shkollimit të tyre në Ministrinë e Arsimit, me qëllim që të fitojnë të drejtën e regjistrimit.
Kandidatët i nënshtrohen provimit pranues:
- Portfolio (punime në mediume të ndryshme, shkrime, dizajne, iniciativa/aktivitete kulturore e sociale);
- Intervistë.