Në ANV-në e Shkencave Mjekësore ligjëron kryetari Mytaher Haskuka

12/07/2019

Në kuadër të Akademisë së Fakultetit të Infermierisë, Stomatologjisë dhe Farmacisë, para një numri të madh të pjesëmarrësve ka ligjëruar kryetari i qytetit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

 

Ligjërata është mbajtur në qendrën e UBT-së në Prizren, ku ka prezantuar temën: “Rëndësia e qasjes shkencore”.

 

Pas ligjëratës tematike, kryetari Haskuka së bashku me profesorët dhe pjesëmarrësit e ANV-së, kanë realizuar një shëtitje në ketë qytet turistik.