
Dekani Fitim Alidema ligjëron për vaksinimin në ANV-në e Infermierisë
11/07/2019Akademia Ndërkombëtare Verore e Infermierisë ka vazhduar punimet me ligjëratën e dekanit të Fakultetit të Infermierisë në UBT, prof.dr Fitim Alidema.
Ai ka ligjëruar temën: “Përgatitja ruajtja dhe dhënia e vaksinave nga profesionistët shëndetësor”, me ç’rast tregoi moshat në të cilat fillon praktikimit i dhënies së vaksinave dhe për afektet anësore që mund të kenë vaksinat.
Dekani Alidema tha se në bazë të statistikave, në popullsinë e Kosovës janë vaksinuar 93% e fëmijëve prej 1 deri në 35 muaj, ndërkaq sipas tij, komuniteti egjiptian dhe ashkali janë shtresa që pak është vaksinuar.
Gjithashtu, ai gjerësisht foli edhe temperaturën e rekomanduar e për ruajtjen e vaksinave.
Më pas, ligjëratë tematike ka mbajtur Isuf Dedushaj, i cili shtjelloi temën: “Ethet Hemoragjike”.