Në ANV-në e Farmacisë dhe Stomatologjisë ligjërohet për Ethet Hemorragjike dhe Higjienën Mentale
11/07/2019Akademia e Fakultetit të Farmacisë dhe Stomatologjisë në UBT, ka vazhduar punimet më ligjëratën e Isuf Dedushaj, i cili para pjesëmarrësve ka ligjëruar temën: “Ethet Hemorragjike”.
Dedushaj ka folur për shenjat e kësaj sëmundjeje infektive, që sipas tij, shkaktohet nga viruset. Ai përmendi edhe simptomat që shpesh shoqërohen me hemorragji, sipas të cilit, në shumicën e rasteve janë edhe shkaktarë të vdekjes.
Më pas, në ANV-në e Farmacisë dhe Stomatologjisë ligjëroi edhe ligjëruesja në UBT, Vjollca Pllana, e cila shtjelloi temën: “Higjiena Mendore”.
Ajo ka folur për strategjitë jetësore që praktikohen për kujdesin mendor, metoda që ndikojnë dhe ndihmojnë njerëzit në krijimin e kontrollit dhe mirëqenies së mendjes.
Akademia e Farmacisë dhe Stomatologjisë do të vazhdojë punimet me ligjërata interesante nga ligjërues e ekspertë të fushës.