ANV-ja e Arkitekturës zhvillon aktivitetin me grupe punuese në module të ndara

10/07/2019

Më ligjërata tematike dhe punë ekipore, ka vazhduar aktivitetin e vet Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Në ndarë në grupe punuese, studentët po ndjekin modulet e kësaj akademie me ligjërues dhe ekspertë të fushës së arkitekturës.

 

Në modulin “Housing Architecture and Urban Landscape” dhe “Urban Design”, profesori në UBT, Binak Beqaj, ka folur për peizazhin urban dhe arkitekturën e strehimit.

 

Ndërkaq, në modulin “Building the right ethics and standards”, ligjëroi inxhinieri Ramë Hamzaj, i cili ka trajtuar temën: “Building  the right ethics and standards”.

 

Tutje, në modulin “Revival of City”, profesori në UBT, Arbër Sadiki, ku diskutoi me pjesëmarrësit për aspektet artistike dhe arkitekturore që ringjallin qytetin.

 

Në modulin “Construction materials with insulation attributes”, ka ligjëruar inxhinieri Zekë Islamaj, ku ligjëroi për përdorimin e materialeve me atribute izoluese.

 

Për pjesëmarrësit e modulit “Arkitektura dhe Peizazhi: Hartimi i parqeve në shekullin e 21-të “, ligjëruesi në UBT, Nexhat Balaj, ka folur për arkitekturën dhe peizazhin, si dhe për dizajnimin e parqeve në shekullin e 21-të.

 

Në modulin “Sustainable Architecture”, ka ligjëruar dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Lulzim Beqiri. Ai konkretisht u ka folur studentëve të kësaj akademie për arkitekturën e qëndrueshme.

 

Në ANV-në e Arkitekturës ka vazhduar punimet edhe moduli “Architectural Restoration”, në të cilin ka ligjëruar dr. Bekim Çeko. Teksa në modulin “Interior Design”, njohuritë dhe përvojat i ka ndarë ligjëruesi në UBT, Ajhan Bajmaku.

 

ANV-ja e Arkitekturës po mbanë punimet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku po marrin pjesë një numër të madh të studentëve nga vendi dhe rajoni.