Laboratori për Histori Urbane

 

Që nga përkthimi në anglisht i veprës së Henri Lefebvre “ The Production of Space “, në vitin 1991, historianët në përgjithësi dhe historianët urban në veçanti kanë filluar përpjekjet e tyre për ti dhënë një dimension hapësinor kuptimit të identitetit, marrëdhënieve shoqërore dhe aktivitetit njerëzor. Ambienti urban dhe konfiguracioni fizik i rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave publike nuk mund të shihen më si aktorë pasiv në procesin historik: Hapësirës urbane edhe është  formësuar nga sjelljet e banorëve urban por edhe ka formësuar sjelljet e këtyre të fundit.

Themeluar në vitin 2019, duke u fokusuar në shoqëritë urbane, strukturat dhe proceset në perspektivën historike dhe duke e trajtuar ‘historinë urbane’ si pjesë e një fushe gjithëpërfshirëse të ‘studimeve urbane’, duke përfshirë njohuri ndërdisiplinore nga sociologjia urbane, studimet kulturore, demografia, gjeografia ekonomike, planifikimi dhe arkitektura, qeverisja urbane dhe shkencat e mjedisit; The City – History Lab është një qendër kërkimore dhe komunikuese për historinë urbane të qyteteve Kosovare.

 

 

Duke marrë parasysh karakterin multidisiplinar të historisë urbane, LAB planifikon të përfshijë në projektet e saj jo vetëm historian, por edhe gjeograf, arkitekt, ekonomist, sociolog, kulturolog, filozofët, psikolog, antropolog, historian arti dhe arkitekture, ekspertë të planifikimit dhe ekspertë e akademikë të tjerë që punojnë në fusha të ndryshme që lidhen me historinë urbane.

Banimi Publik, Migrimi, Rritja Urbane, Historia e Planifikimit Urban, Segregimi, Kultura Urbane dhe Trashëgimia Kulturore Urbane janë ndër temat të cilat LAB-i ynë synon t’i trajtoj.

Objektivat Strategjike të City-History LAB:

 

  • Realizimi i projekteve të përbashkëta kërkimore të që lidhen me urbanizimin;
  • Organizimi i konferencave dhe aktiviteteve tjera shkencore, të dedikuara çështjeve që kanë të bëjnë me historinë urbane;
  • Realizimi i hulumtimeve mbi historinë urbane përmes krijimit të një arkive të narrativës historike;
  • Inkurajimi i hulumtimeve mbi Historinë Urbane të Kosovës përmes financimit të hulumtimeve shkencore-akademike (disertacionet e PhD, etj.);
  • Aktivitetet publike që synojnë popullarizimin e historisë urbane dhe ndërveprimin e hulumtuesve dhe profesionistëve me shoqërinë. Kjo nënkupton organizimin e ekspozitave, konkurseve të ndryshme, përkrahjen, inicimin dhe zbatimin e projekteve publike etj..

 

Laboratori ynë komunikon historinë urbane të Kosovës tek audienca e gjerë në internet përmes një web-faqe të quajtur Baza e të Dhënave Urbane e cila u lejon të gjithëve qasje në bazat e të dhënave dhe prezantimet e historisë urbane të Kosovës. Ai bashkon vizuelizimet përmes imazheve të shtypura (fotografi, kartolina, litografi etj.) duke mbledhurmateriale vizuale mbi historinë e qyteteve të Kosovës dhe duke bashkëpunuar me arkivat publike dhe private.