Në ANV-në e Shkencave të Ushqimit prezantohet produkti vendor “Apple-Chips”
10/07/2019Me ligjëratë tematike për produktin vendor “Apple-Chips”, ka vazhduar punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT.
Teknologu Gazmend Sherifi, njëherësh iniciator i prodhimit të çipsave prej mollës të kompanisë “Oshaf”, tha se ky produkt është krejtësisht natyral dhe përmban komponime antioksiduese.
Ai tha se ky lloji i çipsit është i pasur me vitamina dhe si produkt mund të gjendet tashmë në Kosovë në tri lloje të shijeve.
Në ANV-në e Shkencave të Ushqimit ka ligjëruar edhe profesori në “Cancer Institute”, në Oslo, Ibrahim Mehmeti.
Profesori Mehmeti ka ligjëruar temën: “Microorganisms alergen and its effects in food safety”, ku ka folur rreth efektit mikroorganizmave në sigurinë e ushqimit.