Në ANV-në e Mekatronikës ligjërohet për printerët 3D
09/07/2019Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Mekatronikës ka vazhduar aktivitetin e vet me ligjëratën e ish-studentit të UBT-së, Florian Piraj, njëherësh njëri ndër themeluesit e kompanisë “Formon”, që merret me prodhimin dhe shitjen e printerëve 3D për përdorim personal.
“Subtractive manufacturing wastage and additive manufacturing”, ishte tema që ish-studenti Piraj shtjelloi para shumë pjesëmarrësve, i cili tregoi për prodhimin subtraktiv. Ai foli gjerësisht për procesin dhe prerjen e materialeve metal, plastikë ose dru, teksa tregoi për efikasitetin e materialeve, efiçiencën e resurseve, dizajnimin dhe flexibilitetin e prodhimit.
Në fund, Piraj bëri të ditur se Additive Manufacturing (AM) është një ndër teknologjitë më të përdorshme në botë, ku sipas tij, përdoret gjerësisht në hapësirën ajrore, biomjekësore dhe automobilistike.