Fillon ANV-ja e Shkencave të Ushqimit
09/07/2019Me ligjërata tematike për konsumimin e ushqimeve të shëndetshme dhe ushqimet si faktor që parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, ka filluar punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT.
Në ditën e parë të kësaj akademie ka ligjëruar Dr.sc Pranvera Ibrahimi, e cila ka trajtuar temën: “Healthy food consumption and prevention of cardiovascular diseases”.
Ajo gjerësisht ka folur për ushqimet që u mundësojnë njerëzve jetë të shëndetshme.
Tutje, në ligjëratën pasuese ka ligjëruar edhe Dr.sc Gazmend Temaj, ku ka trajtuar temën: “Rare Genetic Diseases – Epidermolysis Bullosa Managment And Nutrition”.
Akademia do të vazhdojë punimet me ligjëratat që kanë të bëjnë me Ushqimin Mineral, Mikroorganizmat dhe Sigurinë Ushqimore.