Marrëveshja e UBT-së me Trakya University u krijon studentëve të UBT-së mundësi për vazhdim të studimeve në Turqi
08/07/2019Listës së më shumë se 300 partnerëve të UBT-së i është shtuar edhe një ndër universitetet më të njohura në Turqi, Trakya University, përmes nënshkrimit të memorandumit ët mirëkuptimit ndërmjet dy institucioneve.
Marrëveshja është arritur me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit dhe hulumtimit, nga i cili do të përfitojnë drejtpërdrejt stafi akademik, departamentet, institutet e kërkimit dhe studentët.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi parashikohet shkëmbim i studentëve, përvojave ndërmjet fakulteteve, pjesëmarrje në seminare të përbashkëta dhe takime akademike, kërkime hulumtuese të përbashkëta, ligjërata dhe ligjërata përmes e-learning, dhe programe të veçanta afatshkurta akademike.
UBT ka mbi 300 partnerë ndërkombëtarë nga pothuajse të gjitha vendet e botës, me të cilët, që nga themelimi e deri më sot, ka realizuar një varg aktivitetesh të përbashkëta, prej të cilave më së shumti kanë përfituar stafi dhe studentët e UBT-së dhe të institucioneve partnere.