Akademitë verore sjellin në UBT profesionistë të fushave të ndryshme

08/07/2019

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, fakultetet përkatëse kanë vazhduar edhe sot me ciklin e ligjëratave dhe vizitave studimore nëpër teren.

 

Aktivitete dhe ligjërata kanë mbajtur Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Fakulteti Sistemet e Informacionit dhe Fakulteti Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi.

 

Me ligjërata tematike e vizita në teren zhvilloi punimet akademia e SHKI-së

 

Qindra pjesëmarrës kanë marrë pjesë edhe sot në aktivitetin e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT.

 

Akademia ka vazhduar punimet me ligjëratën e përfaqësuesve të kompanisë “Level”, Shpat Kozgori dhe Kreshnik Vokshi, ku prezantuar ligjëratën me temë: “Brand Creation From  Scratch”.

Ata kanë shpjeguar praktikat më të mira për krijimin e markës nga fillimi.

 

Më pas, pjesëmarrësit e akademisë së SHKI-së zhvilluan vizitë në ketë kompani, ku panë nga afër punën e Level-it, si kompani që merret me kampanja të ndryshme të marketingut dhe dizajne.

Tutje, ata vizituan edhe Muzeun e Iluzioneve në Prishtinë, ku panë nga afër dhomat më kreative në vend.

 

Në fund, pjesëmarrësit dëgjuan ligjëratën më temë: “Front End and Ëordpress Theme Development”, ligjëruar nga përfaqësuesit e kompanisë Kutia, Shyqeri Gashi dhe Gentrit Halili.

 

 

Në ANV-në e Sistemeve të Informacionit diskutohet për të dhënat hapësinore

 

Ka vazhduar punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, ku  kjo shkollë mblodhi një numër të madh të pjesëmarrësve.

 

Në kuadër të akademisë të këtij fakulteti, ligjëruesi Tomor Çela trajtoi temat “Thematic Lecture – Spatial Data Infrastructure” dhe “Implementing SDI on practice”.

Ai gjerësisht foli për rëndësinë që ka infrastruktura e të dhënave hapësinore, ku tha se luajnë rol të rëndësishëm në një vend.

 

Akademia e Sistemeve të Informacionit do të vazhdojë punimet të hënën, më 8 korrik, me ligjëratat për vizualizimin dhe analizimin e të dhënave digjitale.

 

 

Në akademinë e MBE-së ligjërohet për GDPR dhe importin

 

Profesori në UBT, Blerton Abazi, ka ligjëruar për pjesëmarrësit të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, i cili ka trajtuar temën: “GDPR and its implication to finance and economy”.

Ai konkretisht ka folur rreth implikimeve të GDPR për financimin dhe ekonominë.

 

 

Ndërkaq, shefi i ATK-së, Sakip Imeri, njëherësh edhe profesor në UBT, ka shtjelluar temën: “Beyond politics: Ëhat are the benefits and harms of import taxes on the economy”. Ai pjesëmarrësve të akademisë së MBE-së u ka treguar gjerësisht për përfitimet dhe dëmet e importit.

 

Fakulteti Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi edhe në edicionin e tetë të Akademisë Ndërkombëtare Verore ka mbledhur pjesëmarrës të shumtë, të cilët po shfrytëzojnë rastin të dëgjojnë dhe marrin praktikat më të mira profesionale të kësaj fushe.