Rektori Hajrizi mori pjesë në konferencën shkencore, “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje”
11/06/2019Me ftesë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në konferencën shkencore, “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje”, organizuar nga UP për nder të 20-vjetorit të çlirimit.
Në këtë konferencë njëditore, rektori Hajrizi ka prezantuar punimin e tij shkencor më temë: “Zhvillimi i arsimit të lartë në Kosovë, 20 vite pas – Sfidat”.
Me këtë rast, ai ka thënë se arsimi është qelës i zhvillimit dhe investim për të ardhme më të mirë, andaj, sipas tij, duhet të investohet dhe të punohet në kurrikula dhe programe sa më cilësore.
Rektori Hajrizi theksoi se institucioni që ai drejton, UBT, qe gati 18 vjet ka krijuar një sistem arsimor cilësor dhe ka sjellë në vend praktikat më të mira të institucioneve arsimore me renome ndërkombëtare.
Tutje shtoi se UBT i ka dhënë vendit kuadro profesionale dhe si institucion e përfaqëson Kosovën në gara dhe ngjarje ndërkombëtare.
Në kuadër të konferencës janë prezantuar punime të shumta shkencore të studiuesve dhe profesorëve nga universiteti i Nee York-ut, Universiteti i Oksfordit, si dhe shumë universitete vendore, rajonale dhe evropiane.
Punimet që ata prezantuan për fokus kishin rrugëtimin e Kosovës deri tek liria, pavarësia e deri më sot.