Personat me nevoja të veçanta vizitojnë UBT-në

07/06/2019

Nën shoqërimin e përfaqësuesve të organizatës “Handikos”, personat me nevoja të veçanta kanë vizituar UBT-në, ku janë pritur nga studentët dhe stafi i Fakultetit të Stomatologjisë.

 

Fillimisht atyre u është bërë kontrolli i dhëmbëve, u janë ndarë dhurata për mbajtjen e higjienës orale, si dhe u këshilluan për të mos anashkaluar kontrollet tek dentisti.

 

Gjithashtu, fëmijët zhvilluan aktivitete të përbashkëta në ambientet rekreative të UBT-së, teksa të lumtur u shprehën se kanë kaluar një ditë të mrekullueshme.