NJOFTIM: Në UBT do të mbahet debati për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

27/05/2019

Të mërkurën, më 29 maj, në UBT do të mbahet debati më temë: “Siguria dhe Shëndeti në Punë – Si ta Përballojmë këtë sfide në Kosovë”.

 

Debati do të fillojë në orën 10:00, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian, përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të Ministrisë së Shëndetësisë, Inspektoratit të Punës, etj.

 

Në kuadër të këtij debati, do të prezantohet edhe hulumtimet e profesorëve Muhamet Ahmeti dhe Hazir Çadraku, me temë: Vlerësimi i riskut në vende pune dhe mjedisin e punës – Metodat.

 

Pjesë e debatit mund të jenë stafi akademik, studentët si dhe të gjithë të interesuarit.