Studentët e Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës informohen mbi aktivitetet dhe projektet e Rahovica Company

16/05/2019

Me qëllim të rritjes së njohurive praktike të studentëve mbi projektimin e autostradave dhe sigurisë rrugore, studentët e nivelit master në Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, kanë realizuar vizitë studimore në “Rahovica Company”, në Ferizaj.

 

Vizita është realizuar në kuadër të lëndës “Projektimi i Autostradave”, nën udhëheqjen e profesorit Bekim Selimi.

 

Në fillim të vizitës, studentët u pritën nga përfaqësuesit e kësaj kompanie, të cilët i njoftuan me aktivitetet e kompanisë, me projektet e realizuara në fusha të ndryshme infrastrukturore, e po ashtu, edhe me ekzekutimin e punëve që i bëjnë, si dhe me prodhime të elementeve të betonit dhe asfaltit.

 

Në fabrikën për prodhimin r betonit, studentët u informuan në lidhje me prodhimin e skajorëve të rrugëve, gypave të betonit me profile të ndryshme me dhe pa armaturë, kubëzave të llojeve dhe profileve të ndryshme për ndërtimin e trotuareve, llojet e agregateve, procesin teknologjik të prodhimit, etj.

 

‘Rahovica Company” është e specializuar në projektet e infrastrukturës që, përpos projekteve në ujësjellës dhe kanalizim, është e specializuar edhe në realizimin e projekteve rrugore.