Shumë maturantë nga Presheva tashmë kanë vendosur të studiojnë në UBT
15/05/2019Gjatë takimit me përfaqësuesit e UBT-së, shumë nga maturantët e qytetit të Preshevës tashmë njoftuan se veç kanë vendosur që rrugëtimin e tyre profesional ta fillojnë në UBT, duke qenë të bindur se do të përfitojnë nga të gjitha mundësitë që UBT i ofron për të rinjtë nga Presheva.
Të gjitha informacionet mbi përfitimet e të studiuarit në UBT, qindra maturantë të Gjimnazit “Skënderbeu” dhe të Shkollës Teknike nga Presheva, i kanë marrë nga përfaqësuesit e UBT-së, të cilët para maturantëve preshevarë shpalosën ofertat e studimit.
Me vizitën në Preshevë, programi i orientimit në karrierë që po mbahet nga Qendra e Karrierës, tashmë ka kaluar kufijtë shtetërorë dhe ka filluar të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare.