Kompanitë nga industria të kënaqur me performancën në punë të studentëve të UBT-së

13/05/2019

UBT është institucioni nga i cili po dalin të diplomuar gjenerata të përgatitura mirë për tregun e punës, dhe këtë më së miri e tregon numri i të studentëve që punësohen nëpër kompani vendore dhe ndërkombëtare.

Si rezultat, kompania e njohur “Kosbit”, ka një staf të përbërë nga mbi 30 për qind të studentëve dhe ish-studentëve të UBT-së, të cilët po i ndajnë përvojat e tyre profesionale dhe po tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në kompani.

 

Kështu ka bërë kanë bërë të ditur përfaqësuesit e kompanisë “Kosbit”, në një ligjëratë tematike të mbajtur për studentët e vitit të dytë në Fakultetin Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT.

Ata thanë se janë të kënaqur me performancën e studentëve të punësuar në këtë kompani, andaj pohuan se kjo përqindje duhet të rritet dhe kërkuan të angazhojnë më shumë studentë të UBT-së.

 

Ligjëratë tematike kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e kompanisë “UCXmarket”, të cilët kanë folur për studentët rreth produkteve të tyre, teknikave dhe modeleve që i ndjekin për të gjeneruar produktet finale. Njëherësh, kanë shpjeguar punën në grupe që zhvillohet brenda kompanisë.

 

Ligjëratat në fjalë janë iniciuar nga ligjëruesja në UBT, prof.dr Krenare Pireva, me qëllim që studentët të njoftohen me punën e këtyre kompanive dhe shkathtësitë që duhet ti kenë për t’u bërë pjesë e kompanive “Kosbit” dhe “UCXmarket”.

Ajo tregoi se kompanitë në fjalë kanë kërkuar që të kenë bashkëpunim edhe më të ngushtë më UBT-në, si rrjedhojë e rezultateve të shumta që i kanë arritur me studentët e UBT-së.