UBT shumëfishon hapësirat e rekreacionit për studentë

14/05/2019

Kampusit Inovativ të UBT-së, prej tash i është shtuar gjallëria, pasi oborri i tij do të jetë i stërmbushur me studentë, të cilët do të relaksohen e socializohen mes vete në hapësirat rekreative që UBT i ka shtuar për ta.

 

Pauzat ndërmjet ligjëratave, por edhe ditët që studentët i kalojnë duke mësuar në kampus, tani janë bërë më argëtuese dhe kuptimplota, pasi në fushat e sportit dhe në ato për relaksim, do të kenë mundësi të çlodhen dhe të largohen nga përditshmëria.

 

Përpos që do të shfrytëzohen për të kaluar kohën e lirë, të njëjtat do të shërbejnë edhe si platformë në të cilën studentët do të zhvillojnë e shkëmbejnë ide inovative jashtë hapësirave ku mbahen ligjëratat dhe praktika gjatë studimeve.