Qindra qytetarë të Prishtinës dhe Ferizajt patën mundësinë të marrin shërbime dhe këshilla mjekësore

10/05/2019

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë dhe Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, mbi 500 qytetarë të Prishtinës dhe Ferizajt, patën sot mundësinë të marrin shërbime shëndetësore dhe këshilla mjekësore nga studentët e UBT-së.

 

Këto shërbime janë ofruar falas, teksa aktivitetet simbolike janë organizuar nga studentët e Fakultetit të Infermierisë në bashkëorganizm me Grupin për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT.

 

Këto aktivitete janë mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, si dhe në sheshin kryesor të qytetit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe ndjekjes së këshillave të profesionistëve shëndetësor.