NJOFTIM: UBT, bashkorganizatore e Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi

07/05/2019

Me qëllim të informimit, vetëdijesimit dhe diskutimit të trendëve të reja për parandalimin e sulmeve kibernetike, komuniteti Cyber Security and Privacy në bashkorganizim me UBT-në, do të zhvillojnë edicionin e katërt të Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi.

 

Kjo konferencë do të mbahet më 15-16 maj, në Prishtinë, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 400 pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtarë.

 

Hapjen e kësaj konference do ta bëjë edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, teksa folës do të jenë përfaqësues të institucioneve vendore dhe të rajonit, përfaqësues të HackerOne, ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike, përfaqësues të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Rrjetit dhe Informacionit –ENISA, si dhe hakeri i mirënjohur gjerman Benjamin Mejeri.

 

Konferenca do t’i zhvillojë punimet në Hotel Emerald në Prishtinë, ku përgjatë dy ditëve do të diskutohet për Rregulloren e re të BE-së për Sigurinë Kibernetike, GDPR, Shkeljet e Privatësisë, Privatësinë dhe Mediat Sociale, Hakimi etik, etj.

 

CSPIVUBTStudent është promokodi për studentët e UBT-së, për të cilët ofrohet 60% zbritje për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

 

Për më shumë detaje:

https://www.facebook.com/cybersecuritprivacy/

https://www.eventbrite.com/e/international-conference-cybersecurity-and-privacy-iv-tickets-60981008839

Email: mentorhoxhaj@gmail.com

Tel: 045900575