UBT shënon me aktivitete Ditën Botërore të Librit
23/04/2019UBT ka shënuar Ditën Botërore të Librit duke zgjedhur tre titujt më të lexuar nga studentët gjatë këtij viti akademik.
Bazat themelore të Infermierisë – Grup autorësh, Java Programming – Ralph Bravaco dhe Shai Simonson, si dhe Elektroteknika – Lutfi Bina, janë tre titujt që kanë qenë më të preferuarit për lexim nga studentët e UBT-së, me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre për marrje të njohurive profesionale.
Ndërkaq, ditë më parë, nga Biblioteka e UBT-së janë shpallur edhe lexueset e vitit, që në bazë të numrit të librave të lexuar, dolën të jenë studentja e Infermierisë, Ermira Jahiu dhe studentja e Mekatronikës, Vatër Adela Hyseni.
Për të shënuar këtë ditë, një fluks i madh i studentëve vizituan Bibliotekën e UBT-së dhe morën për të lexuar librat e tyre të preferuar.
Duke pasur parasysh fushat e larmishme të studimit në UBT, biblioteka fizike është pasuruar me rreth 250 mijë libra të ndryshëm dhe me mbi 52 mijë tituj, duke qenë kështu biblioteka më e madhe fizike në Kosovë dhe rajon.