Studentët e Inxhinierisë së Energjisë vizitojnë fabrikën “NewCo Ferronikeli”

25/04/2019

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën “NewCo Ferronikeli”, për të parë nga afër praktikat industriale dhe profesionale si prodhues dhe eksportues të ferronikelit.

 

Ata panë linjat, furrat elektrike dhe ato rrotulluese, vizituan ambientet teknologjike të kompanisë dhe repartin e elektrofiltrave.

 

Po ashtu, studentët qëndruan edhe tek sistemi i pompimit të ujit dhe panë paketimin e zehes në formë të granulateve me përqindje sipas kërkesave të tregut.

 

Vizita është realizuar nën shoqërimin e profesorëve Nexhmi Krasniqi, Shkumbin Shala dhe Afrim Osmani, teksa janë shoqëruar nga drejtuesit e kompanisë në fjalë.