Gëzim Avdiu i Pixel Production mbajti ligjëratë për studentët e Dizajnit të Integruar
16/04/2019Pronari i kompanisë së njohur vendore të produksionit, “Pixel Production”, Gëzim Avdiu, ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e vitit të tretë të Fakultetit Dizajn i Integruar.
“Produksioni dhe Postproduksioni dhe menaxhimi i projekteve”, ishte tema e ligjëratës, të cilën Avdiu e trajtoi, duke e ndarë përvojën e tij 20-vjeçare në fushën e produksionit, teksa solli edhe shembuj të projekteve të realizuara me kompaninë “Pixel Production”
Përmes kësaj ligjërate, studentët mësuan format e realizimit të projekteve prej fillimit, e deri në ekzekutim, pastaj tregoi edhe bashkëpunimet ndërmjet dizajnerëve të modës, enterierit, stilistëve, si dhe mënyrat e duhura të menaxhimit të fondeve, inkuadrimin në tregun evropian dhe botëror.
Studentët shprehën interesim për rolin e teknologjisë, realizimet teknike, por edhe vështirësitë me të cilat përballen profesionistët dhe kompanitë e kësaj fushe në Kosovë.