UBT – Qendra për Studime Urbane

Ekziston nevojë e menjëhershme për perspektiva të reja dhe multi-disiplinare për të kuptuar dinamikat transformuese të jetës urbane/shoqërore, si dhe lidhjet që këto dinamika kanë krijuar me mjedisin ku jetojmë.

Kompleksiteti i dinamikave në fjalë është në rritje të vazhdueshme, ndërsa përballja me to e bënë të patjetërsueshëm jetësimin e programeve të bazuara në bashkëpunim multi-disiplinar. Për këtë arsye, është e domosdoshme që, krahas programeve arsimore, të krijohen mjedise dhe programe të mirë strukturuara, e të cilat fokusohen në çështjet urbane. Në këtë kontekst, puna e UBT – QENDRA PËR STUDIME URBANE do të bazohet në punë multi-disiplinare, duke përfshirë fushat, si: mjedisi, planifikimi urban, arkitektura, dizajni, inxhinieria, shkencat kompjuterike, ekonomia dhe sociologjia, për t’u fokusuar kështu në natyrën multidisiplinare të problemeve urbane dhe për të ofruar kërkime dhe aplikime që fuqizojnë qytetet tona, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen ambiente urbane më të jetueshme.

Duke qenë një qendër kërkimore multidisiplinare, e dedikuar për hulumtime dhe aplikime të nivelit të lartë në tema të ndryshme të urbanizmit bashkëkohor, filozofia e Qendrës sonë, puna e së cilës do të bazohet në aplikime teorike dhe praktike, është të ofrojë zgjidhje inovative dhe praktike përmes shkathtësive të kombinuara të grupeve të ndryshme të ekspertëve, duke përfshirë ekspertët e mjedisit, planerët urbanë, arkitektët, inxhinierët, specialistët e komunikimit, sociologët, analistët e të dhënave, ekonomistët, psikologët dhe ekspertë të tjerë nga të gjitha fushat e ndërlidhura.

 

  • Qëllimet Strategjike

Nëpërmjet hulumtimeve, projekteve, raporteve, konferencave, bisedave, ekspozitave dhe publikimeve, ne hulumtojmë, hartojmë dhe lansojmë strategji për të përmirësuar ambientin urban në qytetet tona. Vizioni ynë për një të ardhme më të mire urbane na shtyn të përdorim të dhënat ekzistuese për të bërë analiza më komplekse, me qëllim që të udhëheqim procesin e transformimit të qyteteve tona dhe t’i bëjmë qytetet tona të ardhshme më inovative, më efikase dhe rrjedhimisht më të jetueshme.

Qendra jonë, në bashkëpunim me partnerët nga shkenca, shoqëria civile, politika dhe ekonomia, hulumton sfidat urbane në epokën e digjitalizimit, duke lidhur çështjet teknike me zhvillimet sociale dhe kulturore.  Në këtë kontekst, Qendra jonë synon të ofrojë ndërhyrje kreative dhe të hulumtojë interaktivitetin midis njerëzve, teknologjisë dhe qytetit. Kështu, në Qendrën tonë, transformimet urbane analizohen dhe zhvillohen zgjidhje të reja, kreative dhe inovative. Përveç hulumtimeve në fushat si: urbanizimi, planifikimi mjedisor, planifikimi urban, dizajni urban, transporti i qëndrueshëm, trashëgimia kulturore dhe çështjet e tjera që lidhen me vendbanimet, Qendra jonë synon të ofrojë një mjedis të hulumtimit të pajisur me infrastrukturë teknike të avancuar për t’u mundësuar hulumtuesve të përdorin metoda dhe teknika bashkëkohore shkencore në hulumtimet e lidhura me planifikimin urban, të mbështesë kërkimet shkencore, të mbështesë kurrikulat e universiteteve, të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me individët, institucionet dhe organizatat në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Qëllimi kryesor i Qendrës është që, përveç hulumtimeve gjithëpërfshirëse mbi qytetin, të fokusohet në transformimin social, ekonomik, historik dhe hapësinor të qyteteve kosovare, duke u fokusuar kështu në hulumtime, si: demografia, gjeografia urbane, trashëgimia kulturore, teknologjia, transformimi urban, ekonomia dhe ndikimet e saj në strukturën urbane, etj.
Këto hulumtime dhe të ngjashme do të shfrytëzohen për ndërtimin e strategjive të cilat synojnë t’i bëjnë qytetet tona të ardhshme më inovative, më efikase dhe rrjedhimisht më të jetueshme. Në këtë mënyrë, praktikat më inovative dhe më të avancuara globale do të përdoren për të hulumtuar, e më vonë, për të hartuar strategji për zgjidhje kreative dhe afatgjata të problemeve lokale.

  • Veprimtaria e Qendrës për Studime Urbane

Veprimtaria e Qendrës për Studime Urbane mund të përmblidhet si më poshtë:

  • Kontribuimi në avancimin e zhvillimit shkencor dhe teknologjik në fushën e urbanizmit, organizimi, koordinimi dhe kryerja e aktiviteteve kërkimore shkencore dhe teknike, si dhe përpilimi dhe publikimi i strategjive, udhërrëfyesëve, planeve strategjike dhe raporteve shkencore dhe dokumenteve që rezultojnë nga këto studime. Pastaj, hulumtimi, hartimi dhe komunikimi i strategjive për të përmirësuar qytetet tona, nëpërmjet hulumtimeve, projekteve, raporteve, konferencave, bisedave, ekspozitave dhe publikimeve;
  • Përdorimi i të dhënave ekzistuese për të bërë analiza më komplekse, me qëllim që të udhëheqim procesin e transformimit të qyteteve tona dhe t’i bëjmë qytetet tona të ardhshme më inovative, më efikase dhe rrjedhimisht më të jetueshme, krejt kjo në përputhje me vizionin tonë për një të ardhme të qëndrueshme urbane, ofrimi i mbështetjes profesionale, teknike, si dhe shërbime konsulence për institucionet dhe organizatat publike, si dhe për sektorin privat, në fushën e urbanizmit;
  • Bashkëpunimi me organizata që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj, në çështjet e urbanizmit;
  • Organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve të edukimit dhe trajnimit;

 

  • Fushat e Hulumtimit të Qendrës për Studime Urbane

Qendra për Studime Urbane fokusohet, mirëpo nuk kufizohen vetëm me fushat e mëposhtme të hulumtimit:

– Reflektimet lokale të dinamikave globale urbane;
– Teknologjia dhe transformimi urban;
– Trashëgimia kulturore urbane;
– Reflektimi i dinamikave socio-kulturore dhe ekonomike në hapësirë;
– Zgjidhje inovative dhe afatgjata për problemet urbane;
– Planifikimi i Qëndrueshëm Strategjik dhe ngritja e cilësisë së jetës në hapësirat urbane;
– Mobiliteti dhe Sistemet Inovative të Transportit;
– Ngritja e cilësisë së jetesës në hapësirat urbane.

Qendra për Studime Urbane operon paralelisht me 3 nën-qendrat e mëposhtme, të cilat do të quhen Laboratore:


  1. Presentation 2_Thomas Dillinger_Smart Planning_SMCE_EN
  2. Presentation 1_Hartmut Dumke_Renewable_Energy
  3. Summary of ‘Smart City’ Symposium, held on 05.04
  4. Permbledhje e simpoziumit per Smart City – 05.04