Sot në UBT mbahet konferenca “Reinventing Freedom 30 Years After The Wall” e Free Market Road Show

04/04/2019

Sot, më 5 prill, me fillim nga ora 10:00, në objektin e UBT-së, në Prishtinë, do të mbahet konferenca e përvitshme “Free Market Road Show”, në të cilën sivjet do të trajtohet tema: “Reinventing Freedom 30 Years After The Wall”.

Konferenca është organizim i Qendrës Austriake për Ekonomi, UBT-së dhe LIPR-së.

 

Gjatë konferencës, ekonomistë, biznesmenë, studiues, politikanë dhe historianë, do të bëjnë diskutim të hapur për disa nga çështjet më të ngutshme me të cilat ballafaqohet Evropa tani dhe në vitet e ardhshme, duke u fokusuar gjithmonë në rregullimin e shteteve për një tregti të lirë.

 

Pjesë e këtij diskutimi do të jenë rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, prorektori i Universitetit të Prishtinës, Dashamir Burxulli, anëtari i Qendrës Austriake për Ekonomi, Federico Fernandez, si dhe ekspertët e kësaj fushe, John Chisholm, Thomas Bachheimer, Adri Nurellari, Armend Muja dhe Bardhyl Salihu.

 

Free Market Road Show filloi në vitin 2008 dhe çdo vit mbledh ekonomistë të njohur, politikanë udhëheqës të shquar të biznesit , të cilët bëhen bashkë për të diskutuar probleme aktuale ekonomike dhe për të ofruar zgjidhje të mundshme në një sërë vendesh në Evropë dhe në Kaukaz.