Donjeta Gashi e UBT-së, arkitekte në kompaninë “ARKOS”

03/04/2019

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Donjeta Gashi, prej vitit 2015 është e punësuar në “ARKOS”, kompani që merret me ndërtimin e objekteve shumëbanesore.

Ajo punon si arkitekte në mbikëqyrje të objekteve, teksa merret edhe me punë individuale, ku edhe ka projektuar shumë objekte, si dhe është marrë me dizajnim të enterierit.

 

Në formimin e saj si arkitekte, Donjeta tha se i ka ndihmuar UBT, përmes profesionalistëve të fushave të ndryshme, si dhe përkushtimit që ata kanë ndaj studentëve.

“Përveç studimeve që i ofron UBT, institucioni ofron edhe shumë trajnime dhe ngritje të tjera profesionale, e kjo më ka përgatitur shumë në profesionin tim tash si arkitekte. Po ashtu, me anë të praktikave në shumë kompani të ndryshme brenda dhe jashtë vendit që i mundëson UBT , unë kam kryer praktikë nëpër shumë kompani, duke e parë nga afër punën e shumë arkitektëve”, tregoi ajo.

 

Për shkak të studimeve cilësore dhe stafit profesional. Donjeta thotë se ka vendosur që edhe studimet e nivelit master t’i vazhdojë në UBT, me ç’rast tash edhe është në përfundim e sipër të këtij niveli studimesh.