Studentët e UBT-së ftohen të aplikojnë në garën “Albanian ICT Awards VII”

28/03/2019

Të gjithë studentët e UBT-së, të cilët kanë zhvilluar projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë apo edhe përdorimin e një teknologjie ekzistuese me metoda të reja, ftohen të marrin pjesë në edicionin e shtatë të garës ndërkombëtare “Albanian ICT Awards”.

 

Kjo garë organizohet me qëllim të identifikimit të inovatorëve të rinj, shpërblimin dhe promovimin e tyre. Në këtë garë mund të marrin pjesë të rinjtë pa dallim ose kandidatët që kanë zhvilluar projektet e tyre gjatë vitit 2018, ose në tre mujorin e parë të vitit 2019.

 

Pjesë e kësaj gare mund të bëhen të gjithë shqiptarët që janë bartës të ndonjë projekti, ndërkaq ata do të demostrojnë punën që kanë realizuar në projektin e caktuar.

 

Të interesuarit mund të aplikojnë deri të shtunën, më 20 mars 2019, ku pas aplikimeve juria profesionale do të analizojë detajisht projektet dhe do të shpallë fituesit në fund të muajit prill.

 

Shpërblimet do të ndahen në shtatë kategori:

Inovacioni i Vitit – Në këtë kategori shpërblehen programerët, zhvilluesit ose ekipet që zhvillojnë programe, aplikacione etj.

Mobiliteti i Vitit – Në këtë kategori shpërblehet individ, i cili në mënyrë të suksesshme ka rritur ë zhvillojë projekt apo zgjidhje me të gjitha funksionit e termit “mobiliteti”.

Diploma e Vitit – Shpërblehen studentët e nivelit bachelor dhe master, që në mënyrë të suksesshme kanë realizuar punim diplome në aspektin profesional në fokus fushën e ICT-së.

Ylli në ngritje i Vitit – Shpërblehen të gjithë të rinjtë shqiptar, të cilët kanë shfaqur talentin dhe shkathtësitë e tyre, si dhe kanë zhvilluar projekte specifike ku kanë pasur sukses.

Gruaja në ICT – Shpërblehen të gjitha femrat shqiptare, të cilat kanë arritur të jap kontribut në fushën e teknologjisë.

Shërbimi Publik më i mirë i Vitit – Shpërblehen projektet që kanë zbatuar praktikat më të mira në avancimin e platformave, aplikacioneve ose zgjidhjeve të implementuara në administratën publike ose në Qeveri.

Siguri Kibernetike – Shpërblehen profesionistët e IT-së, ekspertët e rrjetit, bazave të të dhënave dhe aplikacioneve, të cilët kanë arritur të japin kontribut në ngritjen e nivelit të sigurisë ose në mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Juria e garës “Albanian ICT Awards” përbëhet nga personalitete të shquara të fushës së teknologjisë së informacionit në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Në mesin e anëtarëve të jurisë profesionale është edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, i cili është ftuar të jetë në panel për të dhënë ekspertizat dhe për ti ndarë përvojat ndërkombëtare në këtë aspekt.

Apliko tani: https://ictawards.org/2018/