Studentët e Infermierisë po mbajnë praktikën në QKMF-të e Prishtinës

14/03/2019

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Infermierisë në UBT, kanë filluar ta mbajnë praktikën profesionale në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

 

Praktika do të zgjasë deri në fund të semestrit veror, teksa studentët do të përfitojnë njohuri teorike dhe do të fitojnë shkathtësi praktike në shërbimet e mjekësisë primare.

 

Praktika në fjalë po zhvillohet si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit që UBT ka nënshkruar me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë, si dhe në komunat tjera të Kosovës.