UBT, bashkëorganizator në punëtorinë dhe trajnimin “BLACK HAT 1.0”

13/03/2019

Cyber Security and Privacy dhe UBT do të organizojnë së bashku punëtori, trajnim dhe demo, “BLACK HAT 1.0”, që do të mbledhë të enjten, më 28 mars, hakerë, ekspertë dhe hulumtues të sigurisë nga mbarë Kosova.

 

Gjatë aktivitetit do të mbahen trajnime nga ekspertë të industrisë, prezantime të fundit të hulumtimeve, demonstrime me mjete open-source, që ofrojnë zgjidhje të nivelit të lartë dhe që janë ofrues të shërbimeve, si dhe do të ketë prezantime rreth teknikave dhe praktikave inovative të sigurisë.

 

Aktiviteti do të mbahet në qendrën e konferencave, “Orion”, me fillim nga ora 13:00.