Studenti i MBE-së, Arbnor Bunjaku i punësuar në Raiffeisen Bank

11/03/2019

Arbnor Bunjaku është studenti i vitit të tretë në Fakultetin Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi në UBT, i cili ka disa muaj që është punësuar në Raiffeisen Bank.

 

Ai mbanë pozitën e zyrtarit të shitjes direkte, ku analizon gjendjet financiare, ofron këshilla profesionale për klientët, propozon kredi dhe bën promocione për bankën.

 

Bunjaku theksoi se UBT-ja i ka ndihmuar që ai të del i gatshëm në tregun e punës, si dhe i ka mundësuar avancim në karrierë.

 

“Përgjatë studimeve në UBT, më është ofruar gjithmonë një ambient pune dhe staf i përkushtuar, gjë e cila më kanë bërë që t’u jap rëndësi më të madhe studimeve në anën teorike si dhe gërshetimit të tyre me punën praktike”, tha Bunjaku.

 

Bunjaku është shprehur i kënaqur që është pjesë e UBT-së, pasi siç tha, studentët e këtij institucioni përfitojnë njohuri të mjaftueshme për të siguruar vende pune.