Përfundojnë trajnimet për Digjital Marketing, SPSS dhe MS Excel

11/03/2019

Trajnimet profesionale janë mundësi ideale për të zgjeruar bazën e njohurive të të punësuarve, ndihmon në zhvillimin e aftësive dhe në krijimin e potencialit për zhvillim të mëtutjeshëm. Si rrjedhojë e kësaj, dhjetëra kandidatë, të ndarë në disa grupe, vijuan dhe përfunduan me sukses trajnimet e organizuara në UBT, për Digjital Marketing, SPSS dhe MS Excel.

 

Trajnimet ishin mundësi ideale për ta, siç thanë, për të përmirësuar performancën e tyre të punës në institucionet ose organizatat ku ata punojnë.

 

Këto trajnime u kanë ofruar njohuri gjithëpërfshirëse në fushat përkatëse dhe janë mbajtur në bazë të kërkesave e nevojave të kandidatëve, teksa për vijim të suksesshëm të modulit ata kanë marrë certifikatë të njohur ndërkombtarisht.

 

Vlen të theksohet se që nga muaji janar, UBT organizoi rreth 15 trajnime unike të fushave të ndryshme, në cilat kandidatët gjeneruan kompetenca dhe shkathtësi profesionale shtesë.

 

Trajnimet që UBT i ofron janë: SPSS, Digital Marketing, Project Management, Marrëdhënie me Publikun, CCNA Cyber Security Operations, Asistent Administrativ, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Angleze, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Cisko IT Essentials, Bazat e Programimit në C#, ArcGIS, E-Marketing etj.

 

Të interesuarit për trajnime mund të aplikojnë nga sot, ngaqë grupet e reja janë në formim e sipër.

 

Për të marrë informacione mbi trajnimet apo regjistrimin, mund të shkruani në: trajnime@ubt-uni.net.