Studentët e Arkitekturës realizojnë projekt ideor për parkun e Gjakovës

08/03/2019

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Elsa Kameri, Elira Hadergjonaj dhe Arlind Bakija, kanë realizuar një projekt ideor për komunën e Gjakovës, konkretisht kanë dizajnuar parkun e këtij qyteti.

 

Ky projekt është punuar në bashkëpunim me profesorin e UBT-së, Nexhat Balaj, ndërkaq qëllimi kryesor i këtij projekti, sipas studentëve, është rigjallërimi i parkut dhe mbrojtja e mjedisit në këtë komunë.

 

Karakteristikë kryesore e këtij plani zhvillimor është numri i madh i bimëve që studentët kanë vendosur të përdorin, bimë të cilat vlerësohet ti mbijetojnë çdo sezoni në këtë hapësirë bashkëkohore.

 

Projekti për parkun e Gjakovës është punuar nga studentët në kuadër të detyrave semestrale, të cilët në punimet e tyre paraqitën plane që për veçori kanë peizazhin dhe gjelbërimin urban.