Rektori Hajrizi uron për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

08/03/2019

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka uruar të gjitha vajzat dhe gratë për këtë ditë, teksa përçoi nevojën por mobilizimin e të gjithë mekanizmave shtetërorë e shoqërorë për arritje të barazisë gjinore.

 

Sipas tij, UBT është duke e bërë maksimumin jo vetëm për të fuqizuar gjininë femërore, por edhe për të shërbyer si promovues i suksesit të të punësuarave brenda institucionit.

 

“Para çdo institucioni tjetër, UBT ka arritur që numrin e të punësuarave të sjellë në 40% të stafit të përgjithshëm. Vajzat dhe gratë në UBT kanë pozita në nivel menaxhues dhe koordinues, e në secilën pozitë janë dëshmuar dhe kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm. Prandaj, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për vajza të arsimuara dhe të ngritura profesionalisht, në mënyrë që të krijojmë një gjeneratë shpresëdhënëse për vendin tonë”, theksoi Hajrizi në urimin e tij.