Studenti i UBT-së, bashkëpronar dhe drejtues i Shkollës Digjitale në Prizren

06/03/2019

Studenti i UBT-së në Fakultetin e Mekatronikës, Roni Kasemi është një ndër studentët e shumtë të UBT-së, i cili është pozicionuar me shumë sukses në tregun e punës.

Aktualisht, ai është bashkëpronar dhe drejtues i Shkollës Digjitale në Prizren, ku fokus kryesor i kësaj shkolle është edukimi dhe zhvillimi në fushën e programimit i fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 7 deri në 18 vjeç. Përpos kësaj, ai është edhe i angazhuar si asistent i lëndës së programimit në UBT.

 

Në Shkollën Digjitale në Prizren, Roni e ka rolin e drejtorit të operacioneve dhe të ligjëruesit, teksa si drejtor i operacioneve menaxhon punët ditore të shkollës, kontrollin e kualitetit dhe të cilësisë, menaxhimin e punëtorëve, zhvillimin e planeve javore, etj.

 

Ndonëse tash është në përfundim të studimeve të nivelit master, ai i kujton arsyet se pse kishte vendosur që ngritjen e tij akademike ta fillonte në UBT.

“UBT ishte i vetmi institucion në vend i cili ofronte studimet në fushën e mekatronikës. Anash kësaj, ky institucion veçse ishte zgjedhja e shumicës se rinjve të cilët dëshironin të zhvilloheshin në fushën e teknologjisë pasi që ishte institucioni me numrin më të madh të studentëve të suksesshëm në këtë drejtim”, tregoi Roni.

 

Ai tregoi se gjatë studimeve në UBT kanë punuar një numër të madh të projekteve, disa prej të cilave ishin prezantuar e vlerësuar edhe nga investitorë të huaj. Ndërkaq, sipas tij, UBT vazhdimisht ka bërë promovimin e studentëve të vet, duke u krijuar mundësi për gjetje të kontakteve për punë dhe për avancim në aspektin profesional.