UBT dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

04/03/2019

UBT dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të organizimit të aktiviteteve të përbashkëta institucionale, si dhe për t’u mundësuar studentëve të Fakultetit Juridik ta mbajnë praktikën në gjykatat e Kosovës.

 

Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

 

Qëllimi i programit të praktikës së juristeve të rinj në gjykatat e Kosovës, është që t’u ofrojë studentëve mundësinë e marrjes së njohurive dhe shkathtësive praktike.

 

Falë kësaj marrëveshjeje, studentët e Juridikut do të mund të vijojnë punën praktike që do t’u njihet zyrtarisht si përvojë e punës. Me këtë rast, studentët do të angazhohen si praktikantë në realizimin e detyrave të gjykatave, në mënyrë që ata të avancohen profesionalisht.