
Përfundoi me sukses trajnimi për ArcGIS
04/03/2019Punëtorët e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut “KOSTT”, kanë përfunduar suksesshëm trajnimin profesional për ArcGIS, trajnim i cili ka të bëj me sistemin e informacionit gjeografik.
Trajnimi përfundoi me dhënien e certifikatave nga trajneri Hazir Çadraku, nga i cili pjesëmarrësit përfituan njohuri bazike për Arc GIS dhe Map.
Gjatë këtij trajnimi është aplikuar metodologjia e punës praktike, teksa pjesëmarrësit përfituan njohuri që do t’i aplikojnë edhe gjatë kryerjes së punëve së tyre profesionale.
Vlen të theksohet që vitin e kaluar, UBT dhe KOSTT kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi në kuadër të së cilës parashihet zhvillimi i potencialit të përbashkët, si dhe ofrimin e shërbimeve të përbashkëta.