Puna praktike në UBT, indikator i suksesit të studentëve në tregun e punës

28/02/2019

UBT ofron studime cilësore për të gjitha fushat e studimit dhe përmes tyre i ofron tregut të rinj të përgatitur dhe të pasionuar pas profesionit të tyre.

Kjo arrihet përmes ciklit të ligjëratave e ushtrimeve, të cilat mbahen nga akademikë dhe ekspertë të dëshmuar në tregun e punës.

 

E tërë teoria zbatohet në laboratorët e UBT-së, të cilët janë të pajisur me të gjitha mjetet dhe aparaturat e nevojshme, që shfrytëzohen nga studentët për jetësim të projekteve. Kjo mënyrë e të mësuarit ndihmon studentët që të përforcojnë njohuritë e tyre praktike dhe të aftësohen profesionalisht.

 

Praktika e realizuar gjatë viteve të studimeve ndikon që studentët e UBT-së të dalin të përgatitur për tregun e punës, dhe për më tepër, të shndërrohen dhe në njerëzit më të kërkuar në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

Bashkërendimi i teorisë dhe praktikës është indikatori më i vlefshëm që dëshmon suksesin e studentëve të UBT-së në tregun e punës, si dhe nivelin e lartë të përkushtimit të institucionit ndaj përgatitjes profesionale të studentëve të vet.