Ftohen studentët e UBT-së të aplikojnë për Forumin Evropian “Alpbach”

28/02/2019

UBT fton studentët e UBT-së që të aplikojnë për Forumin Evropian “Alpbach”, ku si temë të përgjithshme diskutimi e edicionit të sivjetmë do të jetë “Liria dhe Siguria”.

Forumi ka për qëllim që të analizojë zhvillimet e fundit, pasojat dhe forcat lëvizëse të proceseve, por gjithashtu të dërgojë edhe perspektiva dhe orientime të reja.

 

Ky forum do të jetë i hapur për të gjithë ata që paguajnë ose që fitojnë bursë, teksa regjistrimi do të jetë i mundur deri më datë 18 mars 2019.

 

Forumi Evropian “Alpbach”, çdo vit mbledh mbi 5000 të rinj dhe njerëz me ndikim, duke përfshirë, politikanë, udhëheqës, gjyqtarë etj., nga më shumë se 50 vende të ndryshme të botës, kurse për studentët që duan të jenë pjesë, ndahen rreth 700 bursa për pjesëmarrje.

 

Studentët e UBT-së tash e disa vite kanë marrë pjesë rregullisht në këtë forum, prej ku kanë krijuar kompetenca dhe aftësi mbi zhvillimet politike dhe zgjidhjet e mundshme për to.