Banka BpB mban sesion informues për praktikë e punësim për studentët e UBT

27/02/2019

Banka për Biznes, përmes Qendrës së Karrierës në UBT, ka organizuar sesion informues për studentët e Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë dhe atij të Sistemeve të Informacionit, në lidhje me mundësinë që u është ofruar për të kryer punë praktikë me mundësi punësimi në këtë bankë.

 

Menaxheri për Trajnime dhe Zhvillime në BpB, Kujtim Morina dhe udhëheqësi i Departamentit të IT-së, Kushtrim Dragusha, i njoftuan studentët me kërkesat, kriteret dhe kohëzgjatjen e praktik+s.

Ata prezantuan katër pozita pune në dy kategori të ndryshme, konkretisht, dy pozita në programim dhe dy pozita tjera në databazë, teksa studentët më të dalluar do të kenë mundësinë edhe për punësim.

 

Përzgjedhja e studentëve do të bëhet përmes një testi që do të vlerësojë njohuritë e studentëve, i cili do të mbahet të enjten, më 28 shkurt, me fillim nga ora 14:00, në objektin e UBT-së, në Prishtinë.