MOS – Microsoft Office® Specialist është një certifikatë e njohur ndërkombëtarisht dhe e aprovuar nga Microsoft për shfrytëzimin e pesë programeve të Microsoft Office®.
Qendra për Trajnim dhe Zhvillim ofron përgatitjen e pjesëmarrëseve të cilët dëshirojnë t’i nënshtrohen certifikimit në MOS në njërin prej partnerëve të Microsoft.
Ky modul dhe katër modulet tjera vijuese, janë pesë modulet e MOS:
JU DO TË MËSONI TË
Përdorni programin e Microsoft Office® Word si një ekspert, modul i cili ju ndihmon që të hartoni dokumente, tabela të ndryshme të cilat janë pjesë e punës suaj. Ky modul është program gjithëpërfshirës për certifikim, i aprovuar nga Microsoft në mënyrë që të vërtetojë aftësitë e përdoruesit të Microsoft Office® Word.
PËRFITIMET TUAJA NGA KY TRAJNIM
Nga Microsoft Office® Specialist certifikimi do të keni dobi nëse dëshironi që të keni përparim në karrierë pasi që kjo certifikatë dëshmon ekspertizën tuaj për programet e Microsoft Office®. Kudo në botë, punëdhënësit e dinë se punësimi i kuadrove me këtë certifikim është veprim i qëlluar.
PËRMBAJTJA E KËTIJ TRAJNIMI
- Formatizimi i përmbajtjes
- Organizimi i përmbajtjes
- Formatizimi i dokumenteve
- Bashkëpunimi
- Përshtatja e MS Word
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/