14 studentë të Fakultetit Media dhe Komunikim janë sistemuar në tregun e punës vetëm gjatë semestrit të fundit  

25/02/2019

UBT deri tani ka nxjerr në tregun e punës gjashtë gjenerata studentësh në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit, shumica prej të cilëve tashmë janë sistemuar në tregun e punës.

E vetëm gjatë semestrit të fundit, 14 studentë që janë punësuar e po përfundojnë punë praktike nëpër media të ndryshme vendore.

 

Këta studentë, nëpër vendet e tyre të punës e të praktikës, po i shpalosin njohuritë dhe kompetencat e tyre si gazetarë, fotografë, kameramanë, montazherë, zyrtarë për informim dhe zyrtarë të PR-it.

I tërë ky sukses i studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim vjen si rezultat i punës intensive praktike, që është kryer gjatë viteve të studimit në UBT, si dhe falë pasionit të vetë studentëve për profesionin që kanë zgjedhur.

 

Po të njëjtin sukses në tregun e punës e kanë pasur edhe studentët e gjeneratave të mëhershme të këtij fakulteti, shumica prej të cilëve tashmë kanë siguruar vende stabile pune.