Qëllimi i trajnimit:
Ky trajnim ju ndihmon të kuptoni në mënyrë thelbësore procesin e Negocimit, peripecitë, përparësitë dhe ndikimin që kanë shkathtësitë negociuese në arritjen e qëllimeve individuale dhe të organizatës. Me anë të këtij trajnimi ju do të jeni në gjendje të kuptoni se kur situatat e ndryshme janë të negociueshme (në çfarë raste duhet të negociohet). Çfarë taktikash duhet të përdoren dhe si të influencohen të tjerët.
Përmbajtja e trajnimit:
- Përkufizimi dhe shpjegimi i termit “Negocimi si tërësi”
- Numërimi i pesë qasjeve negociuse
- Kuptimi i AMNM – Alternativa më e Mirë për Negocimin e një Marrëveshje (ang. BATNA- Best Alternative to Negotiating an Agreement)
- Kuptimi i procesit negociues, tri fazat e procesit
- Procesi i influencimit të të tjerëve
- Taktikat negociuese
- Roli dhe veçoritë e etikës në negociata
Në fund të trajnimit do të jeni në gjendje të:
- Shpjegoni dhe përkufizoni termin “Negocim si tërësi”, si dhe katër llojet bazike të negocimit.
- Numëroni dhe shpjegoni së paku katër nga pesë qasjet në negocim, si dhe të bëni krahasimin në mes tyre.
- Kuptoni se çfarë është AMNM – Alternativa më e Mirë për Negocimin e një Marrëveshjeje (ang. BATNA Best Alternative to Negotiating an Agreement), si dhe të përcaktoni dhe vlerësoni AMNM-në.
- Kuptoni procesin negociues dhe shpjegoni tri fazat me gjashtë hapat e procesit negociues.
- Kuptoni procesin e influencimit të tjerëve dhe shpjegoni mënyrat kryesore të influencimit të tjerëve.
- Njihni taktikat kryesore në negociata si dhe shpjegoni rolin dhe veçorit e Etikës në Negociata.
Kohëzgjatja: 6 orë
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/