Përpilimi i raporteve

Qëllimi i trajnimit:

Në ditët e sotme të zhvillimit të biznesit, është më se e nevojshme të bëhet përpilimi modern i raporteve qoftë atyre zyrtare, biznesore, raporte të punës e shumë të tjera.

Ky trajnim ju ndihmon që të mësoni aftësitë e të shkruarit të një raporti efektiv, si dhe të informoheni mbi artin e të shkruarit të një raporti profesional i cili kërkon aftësi për të menaxhuar një sërë detyrash të komplikuara.

Modulet e përfshira:

  • Përkufizimi i raportit
  • Dy llojet e raportit
  • Shpjegimi i përmbajtjes së raportit
  • Katër fazat e shkrimit të raportit
  • Lista e strukturës së raportit
  • Plani i një raporti
  • Hyrja e raportit
  • Pjesa qendrore e një raporti
  • Pjesa përfundimtare e një raporti.

Në fund të trajnimit do të jeni në gjendje të:

  • Shpjegoni përkufizimin e raportit
  • -Definoni dy lloje të raportit
  • Përpiloni përmbajtjen e raportit
  • Numëroni katër fazat e shkrimit të raportit
  • Përshkruani listën e strukturës së raportit
  • Definoni planin e një raporti
  • Përpiloni hyrjen e raportit
  • Përpiloni pjesën qendrore të një raporti
  • Përpiloni pjesën përfundimtare të një raporti

 

Kohëzgjatja: 6 orë

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/