Qëllimi i trajnimit:
Në klimën e sotme të pasigurt ekonomike, profesionistët duhet të sigurojnë që vendimet e tyre të biznesit janë të bazuara në analizën e saktë faktike. Ky trajnim hyrës, largon misterin e statistikave në mënyrë që ju mund të analizoni të dhënat tuaja me qartësi dhe saktësi. Duke vlerësuar të dhënat, përdorur mjetet dhe teknikat e provuara statistikore të biznesit, ju mësoni për t’i bërë efektive vendimet biznesore të bazuara në dëshmi. Trajnimi është përgatitur për personat e interesuar në përmirësimin e procesit të tyre të vendim-marrjes, duke përfshirë drejtuesit, menaxherët e projekteve dhe analistë të biznesit. Supozohet përvoja me Excel në një nivel fillestar. Njohuria paraprake, në statistikë apo në analizë të dhënave, nuk është e nevojshme.
Përmbajtja e trajnimit:
- Hyrje në Metoda Statistikore
- Menaxhimi i Vendimeve në situata të pasigurta
- Vlerësimi i rezultateve të mundshme
- Planifikimin e një strategjie të biznesit duke përdorur tabelat vendim-marrëse
- Përfitimi nga përparësitë konkurruese
- Mbështetja e vendimeve me të dhëna të vlefshme
- Shfrytëzimin efektiv të teknikave matëse
- Mbrojtja e vendimeve
- Përfitimi nga fuqia e shpërndarjeve
- Shtytje e vendimit tuaj përmes testeve statistikore
- Marrje e një vendimi të informuar nga nën-grupet
- Verifikimi i vendimit
- Vlerësimi i përmirësimeve të performancës
- Duke iu përgjigjur pyetjeve të biznesit nëpër Sondazhe
- Mbledhjen e të dhënave kuptimplotë
- Maksimizimin e integritetit të të dhënave tuaja
- përmes mostrave të bazuara në probabilitet
- Duke i shmangur gabimet e zakonshme në marrjen e mostrave
- Sigurimi i të dhënave solide
- Njohja e trendëve me teknika te fuqishme parashikimi
- Vlerësimin e modelit që parashikon më së miri të dhënat tuaja
- Parashikimi i zhvillimit te biznesit
- Rafinimi i parashikimit tuaj
- Prezantimin e të dhënave dhe Konkluzioneve me saktësi
- Lokalizimi saktë i lëkundjeve statistikorë
- Përgatitja e rezultateve për prezantime
Në fund të trajnimit do të jeni në gjendje të:
- Të mbështetni vendimet që i merrni në biznes përmes teknikave të dëshmuara statistikore
- Të menaxhoni rastet e papritura dhe rreziqet për të përmirësuar strategjitë e biznesit
- Optimizoni vendimet e juaja duke aplikuar matje dhe testime të të dhënave
- Aplikoni teknika të hulumtimit që të vlerësoni të dhënat në mënyre efikase
- Përgatitni organizatën për ndryshime në trende në të ardhmen përmes metodave parashikuese statistikore
- Prezantoni informata me saktësi dhe qartësi
Kohëzgjatja: 16 orë
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/