Qëllimi i trajnimit
Përgatitja profesionale në harmoni me normat më të larta ndërkombëtare, të aftësive komunikuese me publikun. Pjesëmarrësit e trajnimit të mund të komunikojnë lirshëm me publikun, drejtpërsëdrejti apo përmes mjeteve të komunikimit masiv (TV, Radio, Gazetë, Revistë, Internet, Publikime).
PËRMBAJTJA E KËTIJ TRAJNIMI
- Çka është e-marketingu (e-biznesi, e-tregtia) dhe dallimet.
- Çka nevojitet për e-marketing?
- Shitja dhe Marketingu në internet
- Analiza e tregut në internet / ONLINE
- Web Faqja / Ndërtimi i saj apo përmirësimi i asaj aktuale
- Biznesi online /çështjet e sigurisë
- Teknologjia
- Partnerët e rrjetit – ONLINE
- 1 kanal e-marketingu dhe shitjeje dhe 2 e më shume kanale
- Call center / Shërbimi me konsumator
- PR – Marrëdhëniet me Publikun (marketing pa pagesë)
- CRM – koncept i njohjes së të gjitha nevojave të konsumatorit – mbajtja e konsumatorit dhe mbulimi i kërkesave të tij.
- Fito më shumë, harxho më pak (procesi praktik).
Në fund të trajnimit do të jeni në gjendje të:
- Dini në detaje se çka është e-marketingu
- Teknika të e-marketingut të zhvilloni kompaninë
- Të jeni vërtetë zëri i klientit rreth nevojave që ajo/ai ka
- Të kuptoni se Interneti përmes komunikimit; messenger, blog, email, gazetes elektronike apo çfarëdo forme tjetër është zëri më i fuqishëm tash për tash dhe ndikon në zhvillimet e ardhshme të të gjitha industrive
- Të shihni rëndësinë e e-marketing dhe se a do te fitonte nga 5-7% të tregut aktual në Kosovë
- Të bëni analizën SWOT
- Të bëni segmentimin e tregut në Kosovë
- Të kuptoni këtë botë të re aq të komplikuar – po aq edhe interesante dhe fitimprurëse.
- Do të mësoni për bizneset e suksesshme ne internet si: Dell.com, etrade.com, etj.
- Të bëni dallimin ndërmjet e-biznesit, e-tregtisë dhe e-marketingut
Kohëzgjatja: 16 orë
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/