Transfero studimet në UBT, bëhu pjesë e historisë së re të Kosovës
11/02/2019Profesionalizmi dhe cilësia maten nga dëshira e studentëve për të vazhduar studimet në UBT përmes transferimit. E kjo dëshirë e ka burimin tek kushtet e jashtëzakonshme për studim dhe tek praktikat inovative të të mësuarit, të cilat i mbajnë studentët gjithmonë të interesuar dhe të etur për të mësuar më shumë rreth profesioneve që kanë përzgjedhur.
Kjo mënyrë unike dhe tejet efikase e të studiuarit edhe në këtë afat të transferimeve i ka tërhequr qindra të rinj kosovarë, të cilët i kanë transferuar studimet nga të gjitha universitetet dhe kolegjet nga Kosova dhe më gjerë.
UBT i ka praktikat më të mira për marrjen e njohurive dhe perfeksionim të profesionit, ka staf tashmë të dëshmuar vendor dhe ndërkombëtar, si dhe mbi 300 marrëveshje bashkëpunimi me universitete partnere nga e mbarë bota, që u jep studentëve mundësi automatike për vazhdim të studimeve jashtë vendit dhe për përfundim të internshipeve të ndryshme.
Sikur asnjë institucion tjetër në Kosovë, studimin në UBT e bënë edhe më të vlefshëm anëtarësimi në institucione prestigjioze ndërkombëtare, duke përfshirë EOQ-në, IPMA-në, IFAC-in, ITA-në etj., si dhe vlerësimi me çmimet më të larta vendore e ndërkombëtare për cilësi.
Tërë kjo ndikon që diploma e UBT-së të çmohet në tregun vendor të punës dhe të jetë shteg për mundësi të panumërta punësimi për studentët e UBT-së, si dhe të pranohet dhe vlerësohet në të gjitha universitetet ndërkombëtare.
Studentët e UBT-së nuk mbesin vetëm statistika në dokumentet e shtetit, por që ky numër përpos ngritjes akademike të të rinjve kosovarë, pasuron Kosovën me ekspertë të të gjitha fushave dhe krijon njerëz për të cilët tregu i punës ka nevojë më shumë se kurrë.
Ajo që e bën UBT-në të dallohet nga të gjitha institucionet tjera arsimore në Kosovë është fakti se investimi i tërësishëm i UBT-së ka qenë në ndërtimin e kapaciteteve intelektuale dhe infrastrukturore në atë formë që të jetë sa më afër studentëve dhe komunitetit, por njëkohësisht, edhe t’i dërgojë të rinjtë kosovarë për ta përfaqësuar Kosovën në vende dhe gara deri tani të paarritshme për Kosovën.
Me UBT-në, studentët kosovarë kanë ngritur flamurin e Kosovës në Kinë, Azerbajxhan, SHBA dhe pothuajse në secilin shtet të Evropës, duke qenë fitues e duke u dalluar për nivelin e lartë të shkathtësive kudo që kanë shkuar. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës dhe të lini gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të shtetit tonë, kushtojini rëndësi ngritjes tuaj akademike, transferoni studimet në UBT dhe filloni rrugëtimin më të suksesshëm të jetës suaj.