Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë organizon panairin e parë të produkteve ushqimore (Video)

08/02/2019

Produkte të ndryshme të qumështit, drithëra, disa lloje të bukës dhe ëmbëlsirave, fruta, perime, e shumë produkte të tjera, u prezantuan në panairin e parë të industrisë ushqimore, në të cilin janë ekspozuar produkte të përgatitura në laboratorët e UBT-së nga studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë.

Studentët ekspozuan shumë produkte para një numri të madh të interesuarish, të cilët pos që provuan ushqimet, morën edhe informacione të dobishme mbi përfitimet që vijnë nga përdorimi i ushqimit organik dhe të shëndetshëm.

I tërë ky aktivitet ka qenë nismë e studentëve dhe profesorëve e asistentëve të fakultetit, Namik Durmishi, Lorikë Salihu, Endra Luzha dhe Mimoza Dragaqina.

 

Ky panair është i një dimensioni me ndryshe pasi që të gjitha produktet janë prodhuar në laboratorë me parametra të duhur fiziko-kimikë, si dhe për faktin që të gjithë përbërësit e përdorur ishin produkte vendore.

 

Këtë panair e vizitoi edhe rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, i cili i përgëzoi studentët dhe profesorët për produktet dhe punën cilësore.