Studentët e UBT-së vizitojnë ndërmarrjen prodhuese ‘’Stone Castle’
07/02/2019Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë kanë realizuar vizitë studimore në Rahovec me ç’rast kanë parë nga afër proceset e prodhimit të verërave sipas varieteteve te tyre.
Vizita është bërë nën shoqërimin e profesorëve, Violeta Lajqi Makolli, Hamëz Rama dhe Luljeta Ajdini.
Studentët janë pritur nga stafi i fabrikës të cilët u shpjeguan studentëve në detaje për ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të prodhimit që nga lënda e parë, përpunimi i rrushit, mushtit dhe verës, si dhe proceset e fermentimit, sulfitimit, filtrimit, stabilizimit, ajrosjes, qartësimit, vjetërsimit në burela, e deri tek procesi i paketimit si produkt final për shitje.
Me këtë rast studentët u shprehen të kënaqur me realizimin e vizitës së tillë studimore, pasi që sipas tyre, institucioni UBT po u mundëson ndërlidhjen e teorisë me praktiken.