Çertifikimi i Microsoft Technology Associate (MTA) përbën në vetvete një mekanizëm i cili vërteton aftësitë dhe njohuritë bazë, përkatësisht në fushën e teknologjisë mes studentëve dhe punëkërkuesve të cilët janë në kërkim të një karriere të suksesshme në fushën e teknologjisë. Ndër të tjera, MTA shqyrton një gamë të gjerë të koncepteve dhe aspekteve teorike më të rëndësishme në fushën e teknologjisë. Vlerësimi i njohurive bazë nga pikëpamja teknike bëhet përmes analizave të cilat përshijnë tre fusha kryesore: Developer (zhvilluesi), Database (Baza e të dhënave), IT Professional (profesionist në fushën e Teknologjisë së Informacionit IT).
Një ndër mënyrat më të mira për provimet e çertifikuara profesionale të Microsoft, të tilla si Microsoft Certified Solutions Associate (MCSA) dhe Microsoft Certified Solutions Developer (MCSD), MTA janë mundësi të shkëlqyera, për cilindo që është në kërkim të një karrierë të suksesshme në fushën e teknologjisë.